Pas largimit të Klodian Duros, Liria ka vendosur për timonierin e ri të skuadrës. Skuadra prizrenase ka njoftuar se Liridon Leci do të jetë trajner i ri i klubit.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Klubi njofton me kënaqësi se trajneri Liridon Leci i është bashkuar ekipit tonë si kryetrajner.”
“Leci karrierën e tij si trajner e ka nisur te Flamurtari, ndërsa ka drejtuar edhe Rahovecin dhe shpresat e Ferizaj!”
“Si ish-lojtar, ai numëron tituj kampioni dhe përvojë të çmuar ndërkombëtare.”
“Me ardhjen e tij, synojmë të konkurrojmë denjësisht në garat elitare, duke shpresuar në rezultate pozitive dhe paraqitje të mira për kënaqësinë e tifozëve tanë”, shkruhet në njoftimin e Lirisë.
Leci si trajner ka udhëhequr Flamurtarin e Rahovecin si dhe Ferizaj U21.
Liria synon inkuadrimin në Superligën e Kosovës./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...