Ditën e sotme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.
Reshjet do të nisin në orët e para të mëngjesit në zonat veriperëndimore, ndërsa gjatë mëngjesit deri në mesditë, ato do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët. Lokalisht në veriperëndim priten edhe shtrëngata afatshkurtra. Pas mesditës deri në orët e pasdites, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe të karakterit lokal, për t’u zhvendosur gradualisht drejt zonave malore dhe për të humbur intensitetin në mbrëmje.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit jugor pritet të arrijë shpejtësi deri në 13 m/s. Deti do të jetë me dallgëzim të lehtë, në forcën 1-3 ballë./rtsh
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...