Klodian Duro edhe zyrtarisht është larguar nga FC Liria.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas prizrenasve Duro është larguar për arsye personale.
“Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale.”
“FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale.”
“Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi zgjedhjen e trajnerit të ri dhe hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës”, shkruhet në njoftimin e Lirisë.
Gjatë ditëve në vijim klubi do të njoftoj për pasardhësin e Duros në stolin e Lirisë.
Pas tetë ndeshjeve, Liria është në pozitën e 10-të në renditjen tabelare të Ligës së Parë në futbollin kosovar.
Skuadra prizrenase ka bërë një merkato të fortë dhe shihej si një ndër pretendentët kryesor për t’u inkuadruar në Superligë, mirëpo nisja e tyre ka qenë e zbehtë./Arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...