Më datë 22.09.2025, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kanë ndaluar një person, i cili gjatë intervistimit për një rast tjetër dhe pas verifikimit të të dhënave personale, ka rezultuar se ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, me dënim burgimi prej 60 ditësh.
Pas përfundimit të procedurave policore dhe kompletimit të dokumentacionit, i mituri M.M. (17 vjeçar) është dërguar për të vuajtur dënimin.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që nuk i janë përgjigjur thirrjeve gjyqësore./Arbresh.info
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind