Trepça është mposhtur nga Heores Den Bosch me rezultat 80-68, në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionës, meqë rast është eliminuar nga ky kompeticion.
Garat për mitrovicasit në Evropë do të vazhdojnë në Fiba Europe Cup, aty ku janë pjesëmarrës tash për të tretën herë me radhë, shkruan Arbresh.info.
‘Xehetarët’ ndeshjen me Den Boschin e nisën për mrekulli ku e mbyllën çerekun e parë me rezultat 27-19 në të mirë të tyre.
Por çereku i tytë ishte fatal për ta, ku holandezët u rikthyen fuqishëm duke i shënuar 21 pikë dhe pranuar nëntë, pastaj në dy periudhat tjera mbajtën rezultatin në favorin e tyre.
Tek Trepça mungoi efikasiteti në gjuajtjet e lira dhe goditjet për tre pikë.
Den Boschi do të përballet me Bakken Bears në rrethin e dytë kualifikues./Arbresh.info
KRU “Mitrovica” paralajmëron shkyçje nga rrjeti për keqpërdo...
Rama: Mbyllet verifikimi i fondeve për tokën në Zvërnec
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë