Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin, në 27 vjetorin e vrasjes së tij.
“Kolonel Ahmet Krasniqi nuk ishte vetëm një ushtarak profesionist. Ai ishte vizionar i çlirimit, strateg i organizimit, intelektual i rrallë dhe misionar i pavarësisë. Me besimin e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, Komandantit Suprem të Republikës së Kosovës, ai u emërua Ministri i parë i Mbrojtjes. Në atë detyrë madhështore, Koloneli vuri themelet e ushtrisë së Kosovës, duke e bërë realitet organizimin strategjik, logjistik e ushtarak, dhe duke siguruar arsenal për luftën e lirisë”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka thënë se emri i tij mbetet gurë-themel i krijimit të shtetit të Kosovës i cili vuri bazat e themelimit të vijës institucionale ushtarake.
“Dija, përvoja dhe guximi i tij ishin vlera të rrugëtimit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Kështu do të vazhdoj të mbes, pra si Hero gjithmonë gjersa mbi këtë tokë të flitet e të jetohet shqip”, ka thënë Abdixhiku.
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...