Një person ka vdekur si pasoj e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të shtunën në rrugën “Vesli Klark” në Gjakovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se ka humbur kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës, duke u duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Vesli Klark, Gjakovë 20.09.2025-23:16. Viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij me targa vendore dyshohet se në një moment e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetet dhe përfundon jashtë rruge duke u duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti. Në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...