“Po, më ka zhgënjyer”, u përgjigj ai, duke riafirmuar qëndrimin e tij.
“Ai po vret shumë njerëz dhe, për të qenë i sinqertë, po humb më shumë njerëz sesa po vret – ushtarët rusë po vriten në një ritëm më të lartë se ushtarët ukrainas”, deklaroi lideri amerikan, raporton skynews.
Trump përsërit pretendimin se lufta nuk do të kishte nisur kurrë nëse ai do të ishte president i SHBA-së në vitin 2022.

“Janë miliona njerëz që kanë vdekur në atë luftë, miliona shpirtra – dhe ata nuk janë ushtarë amerikanë. Ushtarët po vriten në nivele që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore. E ndjej si detyrë ta zgjidh çështjen për këtë arsye”, theksoi 79-vjeçari.
Trump gjithashtu përsërit diçka që, sipas tij, i ka thënë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt në Zyrën Ovale – që konflikti mund të kishte shpërthyer në një Luftë të Tretë Botërore.
“Kjo ishte një luftë që mund të kishte çuar në një luftë të tretë botërore, dhe nuk mendoj se do të arrijmë atje tani. Ajo po shkonte drejt një lufte të tretë botërore, dhe çfarë turpi është kjo”, pohoi ai.
Ndryshe, Trump ishte takuar gjatë muajit të kaluar në Alaska me Putinin, por nuk kishte arritur ta bind ta ndalë luftën në Ukrainë.
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...