Një raport i paraqitur në Berlin nga organizata “UN Watch” ka gjetur lidhje financiare dhe personale midis agjencisë së ndihmës së OKB-së dhe Hamasit.
Vitet e kontrollit të pamjaftueshëm i kanë mundësuar Hamasit të radikalizojë një brez të tërë të rinjsh palestinezë në Gaza në shkollat e UNRWA-së, raporton “Euronews”.
Hillel Neuer, Drejtor Ekzekutiv i UN Watch, e ngriti këtë akuzë ndaj OKB-së dhe vendeve donatore, si Gjermania, në një konferencë për shtyp në Berlin të mërkurën.
UN Watch është një organizatë me seli në Gjenevë, dhe Neuer, i cili paraqiti raportin e aktakuzës, është një avokat dhe mbrojtës i vendosur i Izraelit, është një kritik i njohur i veprimeve të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, transmeton klankosova.tv.
Raporti tregon lidhjet financiare, operacionale dhe personale që, sipas UN Watch, UNRWA ka mbajtur me Hamasin. /
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...