Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain e ka nisur me fitore edicionin e ri të kësaj gare, duke e mposhtur me rezultat bindës 4-0 Atalantan, në “Parkun e Princave”.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për ta, kur realizuan gol pas vetëm tre minutash lojë me anë të kapitenit, Marquinhos, shkruan Arbresh.info.
Gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë, Khvicha Kvaratskhelia dyfishoi rezultatin.
Një mundësi të mirë për t’i dhënë fund ndeshjes në pjesën e parë e pati Barcola, por ai nuk shënoi nga penalltia dhe rezultati mbeti 2-0.
Por Barcola ishte protagonist tek goli i tretë ku realizoi Nuno Mendes në minutën e 51-të.
Deri në fund Parisi shënoi edhe një herë tjetër me anë të Gonaclo Ramosit, dhe e vulosi fitoren ku edhe arkëtoi tre pikët e para në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Takimin e radhës PSG e luan ndaj Barcelonës në udhëtim, kurse Atalanta do të ketë punë me Club Bruggen./Arbresh.info
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...