Shitja e biletave për tri orë para ndeshjes me Slloveninë, ka bërë bujë të madhe në mediumet sllovene.
Kosova përballet me Slloveninë me 10 tetor në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kupën e Botës, dhe të hënën FFK-ja njoftoi se ka nisur shitja e biletave për këtë sfidë, kurse tri orë më vonë, bëri një përditësim ku u tha se u shitën të gjitha biletat.
Në Slloveni thonë se ata do të përballen me një “ferr të vërtetë” në “Fadil Vokrri”, natën e 10 tetorit.
“Ndeshja e radhës kualifikuese e ekipit slloven të futbollit është më 10 tetor, kur ekipi i Matjazh Kekut vizion Kosovën. Atje, ekipi ynë i përzgjedhur do të përballet me një ferr të vërtetë tifozësh, me biletat për ndeshjen që u shitën brenda tri orësh”, shkruan mediumi slloven “sportklub”.
Më tej thuhet se euforia e “Dardanëve” vjen pas fitores së madhe me Suedinë.
“Është pritur interesim i madh pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë 2:0, më 8 shtator, në “Fadil Vokrri”. Atmosfera në tribuna ishte e zjarrtë. Edhe më e madhe ishte festa pas fitores”
“Sllovenët do të vendosin për fatin e tyre në tetor, kur do të përballen me dy detyra të vështira. Së pari ata do të përballen me një ndeshje në Kosovë më 10 tetor, nga ku ka informacione rreth euforisë që ka përfshirë vendin”, shkruan ndër të tjera “sportklub”.
Për Kosovën kjo ndeshje është shumë e rëndësishmë ngase një fitore do t’i rriste edhe më shumë shpresat për ta mbajtur pozitën e dytë.
Pas dy ndeshjeve të para të luajtura, të përzgjedhurit e Fodas janë në pozitën e dytë me tri pikë, kurse Sllovenia është e fundit me një pikë. Zvicra i prinë grupit me gjashtë pikë.
Sllovenia në dy ndeshjet e para luajti baras me Suedinë, kurse u mposht nga Zvicra./Arbresh.info
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi