Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas përfundimit të hetimeve kemi ngritur aktakuzë kundër 32 të pandehurve për veprat penale në bashkëkryerje “Hyrja në sisteme kompjuterike”, Falsifikimi i dokumenteve, sipas nenit 390 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe kryerja e veprave penale “Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo të kreditit”.
Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër institucione financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë (300,000.00) euro.
“Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër (4) institucione financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë (300,000.00) euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...