Shqipëria është një aleate besnike, e cila “po mban një peshë më të madhe se ç’i takon”, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Përpara takimit dypalësh, ai pati një konferencë paraprake me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel në vijim të Konferencës VI Ndërqeveritare për çështjen e anëtarësimit në BE.
Rutte e quajti Ramën një “mik personal” dhe vlerësoi kontributet e Shqipërisë në aleancën ushtarake të Atlantikut Verior.
“Shqipëria këtë vit do të përmbushë kriterin e 2-përqindëshit të shpenzimeve për mbrojtjen, që është një angazhim shumë i mirë. Shqipëria ka marrë përsipër ta zhvillojë industrinë e vet ushtarake, gjë që është e rëndësishme, sepse neve na duhet që e gjithë NATO-ja të ketë një industri mbrojtjeje të fortë. Po ndihmoni shumë me Ukrainën, për shembull, përmes komandës tonë në Wiesbaden, ku kemi një delegacion shqiptar, me trajnimet gjuhësore, me pilotët e avionëve luftarakë, me teknikët. Pra, po bëni shumë kur vjen puna te Ukraina. Jashtë Shqipërisë, po merrni pjesë në forcat tokësore të huaja, në Letoni, në Bullgari. Jeni aktiv në Kosovë me KFOR-in. Pra, po mbani një peshë më të madhe se ç’ju takon. Ne e dimë që NATO-ja mund të ketë besim te Shqipëria. Ju e dini që Shqipëria gjithmonë do të ketë mbështetjen e NATO-s,” theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Nga ana e tij, kryeministri Rama theksoi se Shqipëria është gati të bëjë më shumë kur vjen puna te investimet në siguri dhe mbrojtje. Ai kujtoi portin ushtarak që po zhvillohet në Porto-Romano dhe si mund të përfitonte nga programi i BE-së për forcimin e gatishmërisë ushtarake nëpërmjet investimeve urgjente dhe madhore në sektorin e mbrojtjes.
“Jemi këtu për të afirmuar gjithçka që ju thatë dhe akoma më shumë. Duam të bëjmë më shumë. Tani kemi lançuar rilindjen e industrisë tonë ushtarake. Jemi shumë entuziastë për të diskutuar me ju punën e mëtejshme që duhet të bëjmë për të ngritur portin zhvillimor ushtarak në Port-Romano. Jemi këtu për të folur bashkë edhe për mënyrë sesi të aksesojmë programin SAFE të Bashkimit Europian, që në terma sigurie shkon përtej perimetrit të vendeve të NATO-s dhe mund të jetë ndihmë edhe për vendet e NATO-s në Europë,” u shpreh Rama./rtsh
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit