Edon Zhegrova ka bërë për vete tifozët e Juventusit qysh në ndeshjen e parë me fanellën e klubit bardhezi.
Juventusi luajti të martën mbrëma me Borussia Dortmundin në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26.
Ky takim ishte i zjarrtë pasi u shënuan tetë gola në pjesën e dytë, me ekipet që morën nga një pikë pas një barazimi 4-4.
Megjithatë, Zonja e Vjetër deri në minutat e fundit ishte duke humbur 2-4 dhe njëri nga lojtarët që ndikoi në barazimin e rezultatit ishte pikërisht ylli kosovar, Zhegrova.
Zhegrova mori minutat e parë me fanellën e Juventusit pas transferimit në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke u inkuadruar në minutën e 87-të në vend të Kenan Yildiz.
Në minutën e katërt shtesë, Juventusit shënoi me anë të Dusan Vlahovic për 3-4 dhe në minutën e gjashtë shtesë ishte Lloyd Kelly, i cili vulosi barazimin 4-4 dhe te ky gol ishte Zhegrova ai i cili nisi gjithçka nga këmbët e tij.
Ky ndikim i sulmuesit prishtinas ka bërë për vete tifozët bardhezi, të cilat me anë të postimeve të ndryshme kanë lavdëruar Zhegrovën.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga postimet rreth Zhegrovës. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...