Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur hapjen e grupkapitullit të katërt në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur në Bruksel. Ndërsa vlerësoi rëndësinë e këtij akti, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kreu i Shtetit shprehu besimin se me këtë ritëm progresi brenda vitit do të finalizohet hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian. Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.
Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.
Grupkapitulli 4 përfshin sektorë thelbësorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
/rtsh.al/
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...