Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të martë në dy seanca plenare, pak ditë pas konstituimit të legjislaturës së re dhe zgjedhjes së Niko Peleshit në postin e kryetarit të Kuvendit.
Sipas vendimit të firmosur nga kryetari i Kuvendit, seanca e parë plenare është planifikuar në orën 10:00, ndërsa e dyta në orën 17:00.
Në seancën e paradites janë parashikuar tre pika në rendin e ditës: votimi i zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariatit teknik dhe Byrosë së Kuvendit. Në seancën e pasdites është planifikuar zgjedhja e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare.
Dy seancat plenare pasojnë takimin konsultues të një dite më parë që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi me krerët e grupeve parlamentare, ku u diskutua mbi propozimet e kryetarit të Partisë Socialiste, njëherazi kryeministrit Edi Rama për riformatimin e komisioneve parlamentare.
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...