Owen Cooper është shpallur fitues i çmimit për aktorin më të mirë në rol dytësor në një serial dramatik gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Emmy, për interpretimin e tij në serialin e shumëpërfolur Adolescence.
Me këtë arritje, Cooper bëhet aktori më i ri në moshë që merr një çmim të tillë prestigjioz, duke hyrë në historinë e televizionit amerikan.
Adolescence është një serial dramatik që ka marrë vlerësime të larta nga kritika për mënyrën se si trajton temat delikate të rritjes, identitetit dhe sfidave të adoleshencës në një shoqëri moderne.
Seriali ka tërhequr vëmendjen për qasjen e tij autentike dhe të thellë psikologjikisht, ndërsa performanca e Cooper është konsideruar si një nga pikat më të forta të produksionit.
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...