Barcelona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-0 ndaj Valencias në kuadër të xhiros së katërt në La Liga.
Serinë e golave për ‘Blaugranat’ e hapi Fermin Lopez në minutën e 29-të, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultat, teksa gjithë golat tjerë u shënuan në etapën e dytë.
Raphinha shënoi golin e dytë tetë minuta pas nisjes së pjesës së parë. Kurse Fermin Lopez në minutën e 56-të, shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barçën.
Ndërkohë braziliani Raphinha përsëri realizoi në minutën e 66-të për 4-0.
Dhjetë minuta më vonë, Robert Leëandoëski shënoi golin e pestë të takimit. Po i njëjti vulosi fitoren e Barcelonës me golin e gjashtë.
Deri në fund nuk pati gola të tjerë dhe arkëtoi tri pikët e radhës në La Liga.
Pas katët ndeshjeve Barcelona është e dyta me 10 pikë, kurse Valencia është e 15-ta me katër sosh./Arbresh.info
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit