Gjermania është shpallur kampione e Evropës duke mposhtur Turqinë në finalen e “EuroBasket” 2025.
Gjermania e nisi më mirë çerekun e parë, të cilën e mbylli me dy pikë epërsi 22:24, megjithatë Turqia u këndell dukshëm në çerekun e dytë për ta fituar me tetë pikë epërsi 24:26, ose shkuar në pushime me rezultat 46:40.
Pas pushimit mes pjesëve, Gjermania arriti ta ngushtonte epërsinë në vetëm një pikë, pasi e mbylli çerekun e tretë me rezultat 21:26.
Në çerekun vendimtar, Gjermania kompletoi përmbysjen e madhe për ta mbyllur me gjashtë pikë dallim 16:22.
Më i miri në këtë finale të madhe te Gjermania ishte Bonga, me 20 pikë, pesë topa të kthyer e tre asistime, kurse te Turqia nuk mjaftoi paraqitja e hatashme e Sengun me 28 pikë, tre topa të kthyer e tre asistime për t’u stolisur me të artën.
Ndërkohë dyshja me origjinë shqiptare si Erxhan Osmani e Kenan Spahiu nuk zhvilluan paraqitje të mirë, ku i pari kontribuoi me vetëm dy pikë, ndërsa tjetri me tre sosh.
Kjo është hera e dytë që gjermanët shpallen kampion të Evropës, kujtojmë se ata janë edhe fitues në fuqi të Kupës së Botës./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...