Zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Kosovë Nikola Gaon, ka thënë se roli i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është që të interpretojë dhe të garantojë përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës.
Gaon tutje ka thënë se aktorët politikë dhe krerët e institucioneve duhet të respektojnë dhe të përmbahen nga çfarëdo interference të padrejtë në punën e gjyqësorit, përfshirë edhe sulmet personale.
“Është detyrë e të gjithë aktorëve dhe institucioneve politike të Kosovës që ta respektojnë këtë rol dhe të përmbahen nga çdo formë ndërhyrjeje e padrejtë në punën e gjyqësorit dhe të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë sulmet personale”, ka thënë Gaon për Gazetën Express.
Zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Prishtinë ka thënë poashtu se përgjegjësia për zgjidhjen e bllokadës bie mbi partitë politike, të cilat mund të zgjidhin atë përmes kompromisit, duke u mbështetur në karakterin demokratik dhe shumetnik të Kosovës.
“Përgjegjësia për zgjidhjen e një ngërçi politik bie para së gjithash mbi të gjitha mbi të gjitha partitë politike, të cilat mund ta shmangin ngërçin përmes dialogut dhe kompromiseve për të kapërcyer bllokimin institucional dhe për të mbështetur karakterin demokratik dhe shumetnik të Kosovës”, ka përfunduar Gaon.
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...