Forca e Sigurisë së Kosovës, ka bërë të ditur se një ekip i saj po i kryen përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patroll” që zhvillohet në Uells.
“Gara “Cambrian Patroll” që mbahet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar, po afron, ekipi nga Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për të marrë pjesë në këtë ngjarje që për vite me radhë FSK është pjesë e saj dhe ka treguar rezultate, ekipit tone në përgatitje i është bashkuar edhe një ekip nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të cilët po sfidohen me skenarë të ngjashëm si ato që do të jenë gjatë realizimit të garës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Tutje, në njoftimin e FSK-së thuhet se pjesëmarrja në këtë ushtrim rritë ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere.
“Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere nga mbarë bota si dhe ndikon në zhvillimin e shkathtësive dhe taktikave individuale e grupore të ushtarakëve tanë”./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...