Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mirëpriti në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj dhe Zëvendësambasadoren, Milena Radenkovic.
Basha gjatë takimit e uroi Ambasadorin Blaj për pozitën e tij dhe i uroi mirëseardhje në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy shteteve, shkruan Arbresh.info.
Ai e falënderoi Ambasadorin Blaj dhe popullin e Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë qeveria dhe populli slloven për Kosovën.
Në takim, Kryeparlamentari e njoftoi ambasadorin për konstituimin e Kuvendit dhe rëndësine e lartë për funksionalizimin e institucioneve tjera.
Ai njëkohësisht kërkoi mbështetje nga Sllovenia për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për marrjen e statusit të kandidatit për Bashkimin Evropian, si dhe shprehu qëndrimin për domosdoshmërinë e largimit të masave që ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu, Basha e theksoi nevojën për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes parlamenteve të të dy shteteve. Në këtë kontekst, ata u pajtuan që bashkëpunimi mes parlamenteve tona të ngritet në nivel më të lartë dhe të fokusohet në avancimin e çështjeve të përbashkëta, veçanërisht në fushat e integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik.
Ambasadori Blaj nga ana e tij rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovenisë për Republikën e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e Sllovenisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe për rolin pozitiv në rritjen e bashkëpunimit në rajon./Arbresh.info/
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...