Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se në një mbledhje të jashtëzakonshme ka suspenduar një gjyqtare.
“Betimi për Drejtësi” merr vesh se bëhet fjalë për gjyqtaren Naime Krasniqi-Jashanica.
Në njoftimin e Këshillit thuhet se mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura me një pikë të rendit të ditës: Themelimi i panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/04/2025/GJTHPR-AD/GJTHPR/17/25, raporton “Betimi për Drejtësi“.
KGJK-ja bën të ditur se me votim unanim u vendos për suspendimin e gjykatëses deri në një vendim tjetër të Këshillit.
“Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të rastit disiplinor ka themeluar panelin hetimor dhe me votim unanim ka vendosur për suspendimin e subjektit të hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit. Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar”, thuhet në njoftim.
Gjyqtarja Krasniqi-Jashanica ka thënë se ende nuk e ka marrë vendimin.
“Jo, ende nuk e kam marrë”, tha gjyqtarja.
Suspendimi i gjyqtares Krasniqi-Jashanica vjen pasi ditë më parë u publikua një audio-incizim në të cilin është përfshirë gjyqtarja Naime Krasniqi-Jashanica dhe prokurorja tashmë në pension Edina Jupolli. Në atë audio-incizim, prokurorja dhe gjyqtarja diskutojnë me një të akuzuar për dhunë në familje, ku edhe ofendohet viktima e dhunës në familje. Madje, i jepen rekomandime të akuzuarit për dhunë në familje.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...