Raportohet se Galatasarayi po planifikon të afrojë një sulmues surprizë para mbylljes së afatit kalimtar në Turqi më 12 shtator. Është përmendur se skuadra verdhekuqe mund të nisë lëvizjet për sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.
Te Galatasarayi është hapur çështja e një sulmuesi të ri për shkak të dëmtimit të Victor Osimhen me kombëtaren nigeriane dhe faktit që Mauro Icardi ende nuk është gati për të luajtur 90 minuta.
Sipas lajmit të publikuar nga Radyospor, kampioni i Turqisë mund të fillojë negociatat për Muriqin.
Menaxheri Tahsin Koca, i cili ka kontakte të afërta me klubet evropiane u prononcua për këtë temë.
“Galatasaray mund të marrë një qendërsulmues që e njeh mirë Superligën turke. Këtë e mësova gjatë bisedimeve për transferime tjera. Ata duan Vedat Muriqin në formë huazimi me opsion blerjeje. Është një operacion logjik dhe i mundshëm. Sipas mendimit tim, edhe Banza, i cili sezonin e kaluar luajti i huazuar te Trabzonspori, është në listë. Nëse nuk bëhet Muriqi, atëherë Banza do të ishte një alternativë ideale si sulmues rezervë”, u shpreh Koca.
Vedat Muriqi ka luajtur te rivali i Galatasarayit, Fenerbahçe për 1 sezon duke shënuar 17 gola në 36 ndeshje.
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...