Udhëheqësit evropianë kanë reaguar për sulmin e Rusisë në ndërtesën kryesore të qeverisë së Kievit, teksa kanë theksuar mbështetjen ndaj Ukrainës.
“Solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas”, shkruan presidenti francez Emmanuel Macron ndërsa akuzon Rusinë se ” po mbyllet gjithnjë e më thellë në logjikën e luftës dhe terrorit”.
Presidenti i Letonisë Edgars Rinkevics akuzoi Rusinë se po vazhdon të përshkallëzojë konfliktin, “duke sulmuar në mënyrë agresive infrastrukturën civile” në Ukrainë.
“Mesazhi është i qartë, Kremlini dëshiron luftë, jo paqe. Përgjigja duhet të jetë më shumë armë për Ukrainën, më shumë presion ndaj Rusisë”, thotë Rinkevics.
Shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen akuzon Kremlinin për “tallje me diplomacinë, shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe vrasje pa dallim”. Ajo përsëriti se Evropa qëndron dhe do të vazhdojë të qëndrojë plotësisht me Ukrainën.
Udhëheqësja e Moldavisë, Maia Sandu dënoi sulmet në Kiev dhe tha se Moldavia “qëndron fort me Ukrainën kundër këtij terrori”.
Kjo është hera e parë që Rusia godet një ndërtesë qeveritare në Kiev. Si pasojë e sulmeve gjatë natës, 4 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe një foshnje./rtsh.al
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...