Dogana e Kosovës njofton se me datën 05.09.2025, rreth orës 22:00, në pikën kufitare të Hanit të Elezit, gjatë një kontrolli rutinor kanë ndalur një automjet që vinte nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk kishte mall për të deklaruar. Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara të llojeve të ndryshme, kryesisht adapterë me origjinë nga Kina.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht pasi nuk ishin deklaruar në doganë.
Në total janë sekuestruar 431 copë adapterë të llojeve të ndryshme me marka të mbrojtura si Samsung dhe Apple të cilat janë dërguar për verifikim pranë Sektorit për Pronësi Industriale (DPI).
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e tregtisë së mallrave të padeklaruara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...