Një operacion i gjerë antikanabis është zhvilluar në Malësi të Madhe, duke çuar në pranga 14 persona, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia bën me dije se aksioni u zhvillua në fshatrat Alijaj dhe Jeran, në njësinë administrative Kastrat, ku këta persona dyshohen se kanë kultivuar 12 597 bimë kanabisi.
Në pranga kanë rënë: Elez Çulaj,Muho Culaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jacaj, Kujtim Laçaj, Elfajed Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.
Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë kanabis, në formë boçeje dhe një sasi në proces tharjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./rtsh.al/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...