Sipas legjislacionit aktual, komunat janë të obliguara që deri më 30 shtator 2025 të miratojnë buxhetet e tyre vjetore në Kuvendet Komunale dhe t’i dorëzojnë ato në Ministrinë e Financave.
Megjithatë, AKK thekson se për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale më 13 shtator 2025, ky afat përkon me një periudhë kur shumica e anëtarëve të kuvendeve janë të përfshirë në aktivitete zgjedhore, duke e pamundësuar funksionimin e rregullt të këtyre organeve.
Në kërkesën drejtuar Ministrit Murati, Bordi i AKK-së thekson se:
Miratimi i buxheteve pas zgjedhjeve lokale do të lejonte përfshirjen e prioriteteve të kryetarëve të sapozgjedhur dhe përputhjen e programeve të tyre qeverisëse me planifikimet buxhetore;
Kjo qasje do të mundësonte një proces më transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili pasqyron më mirë vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës;
Shtyrja e afatit është më funksionale dhe e arsyeshme, duke pasur parasysh rrethanat e veçanta që krijon periudha zgjedhore.
Për këtë arsye, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kërkon nga Ministria e Financave që të shqyrtojë mundësinë e shtyrjes së afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026, dhe që ky proces të realizohet pas konstituimit të Kuvendeve të reja komunale, që do të dalin nga zgjedhjet e ardhshme lokale.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...