FC Ferizaj ka prezantuar transferimin e radhës, bëhet fjalë për sulmuesin Suad Sahitin.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
Lëvizja e tij drejt Ferizajt vjen pas një periudhe të shkurtër pa klub, ndërsa gjatë vitit 2025 ishte pjesë e Prishtinës së Re dhe më herët i Feronikelit 74.
Karriera e Sahitit përfshin klube nga Kroacia (Shibenik), Polonia (Ëisła Płock), Bullgaria (Septemvri Sofia), Bosnja (Zrinjski Mostar), Greqia (AE Larisa), Shqipëria (Skënderbeu) dhe Maqedonia e Veriut (Rabotniçki, Shkup).
Ferizaj e ka nisur sezonin ku pas tri ndeshjeve të luajtura ka gjashtë pikë, humbjen e vetme e ka nga Ballkani./Arbresh.info
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran