Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme.
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, kryetari Dimal Basha pas pranimit të vendimit, të njëjtin ua ka shpërndarë deputetëve, raporton Arbresh.info.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pranuar sot Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Kryetari Basha ka autorizuar administratën që të njëjtin t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë – Arbresh.info
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...