Sot në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar me respekt dhe mirënjohje figurën e saj.
Me një postim në rrjetin social Facebook, Rama e cilëson Nënë Terezën si gruan e shenjtë me trup të vogël, por me shpirtin sa vetë bota.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë”, shkruan Rama.
Shën Nënë Tereza ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme humanitare përmes Misionareve të Bamirësisë, një urdhër që themeloi në Indi dhe që sot vepron në mbi 130 vende të botës.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova voton sërish, zgjedhjet e treta brenda 18 muajsh
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...