Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është paraqitur sot në Gjykatë në cilësinë e palës së dëmtuar në një rast që ka të bëjë me kanosjen ndaj tij.
Në lidhje me këtë çështje, Qeveria e Kosovës ka reaguar përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, i cili ka hedhur poshtë pretendimet për trajtim të pabarabartë të kryeministrit në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale, duke i cilësuar këto interpretime si të pabazuara.
“Paraqitja e kryeministrit Kurti në Gjykatë për rastin e kanosjes ndaj tij nuk është kurrfarë standardi i dyfishtë në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale,” thuhet në deklaratën e Kryeziut postuar në Facebook.
Ai theksoi se kryeministri Kurti asnjëherë nuk e ka refuzuar ftesën për të dëshmuar; përkundrazi, ka shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Sipas Kryeziut, Kurti ka respektuar parimet e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij – një praktikë që, siç thekson zëdhënësi, është ndjekur edhe në raste të tjera më parë.
Në lidhje me rastin e kanosjes, Kryeziu sqaron se hetuesit e autorizuar nga Prokuroria e kanë intervistuar kryeministrin më 10 qershor 2025, pikërisht në zyrën e tij.
Protokolli për migrantët, Rama-gazetarit italian: Citimi i s...
Deputetët marrin paga edhe pas shpërndarjes së Kuvendit, Hax...
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...