Situata në kufijtë e Republikës së Kosovës paraqitet tejet e qetë këtë mëngjes, me pritje minimale për hyrje dhe dalje, si për automjete ashtu edhe për kamionë.
Në të gjitha pikat kufitare, përfshirë Bërnjakun, Dheu i Bardhë, Glloboçicën, Hani i Elezit, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, koha e pritjes për automjete dhe kamionë është vetëm 3 deri në 5 minuta, pa asnjë kolonë.
Ndërkohë, në pikën kufitare në Jarinje, koha e pritjes për automjete është pak më e gjatë, duke arritur në 5 deri në 10 minuta për hyrje dhe 10 deri në 15 minuta për dalje.
E njëjta situatë me Jarinjen paraqitet edhe në Merdar.
Për transportin e mallrave, kamionët gjithashtu po kalojnë lirshëm pa ndonjë pengesë, me pritje që variojnë vetëm nga 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare.
Të dhënat e fundit u përditësuan në orën 07:12.

Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki