Moti i keq ka goditur Japoninë. Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë vendin çuan në pezullimin e trenave me shpejtësi të lartë në verilindje.
Gjithashtu u lëshua edhe një paralajmërim për rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Të martën, qyteti i Akitës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të nivelit më të lartë për më shumë se 4,500 banorë për të garantuar sigurinë e tyre, ndërsa lumi doli nga shtrati.
Autoritetet janë vendosur në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë çdo qytetari që mund të përballem me vështirësi dhe probleme, ndërsa bëjnë thirrje që të largohen nga zonat e rrezikut./abcnews.al/
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin