I është dhënë lamtumira këtë të martë mjeshtrit Dhimitër Anagnosti. Prej orës 10:00 po kryhen homazhe në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka nderuar regjisorin e shquar të kinematograsisë shqiptare.
Aktorë, kolegë, por edhe figura të politikës po marrin pjesë në homazhet që pritet të zgjasin deri në orën 13:00. Më herët edhe kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në homazhet e mbajtura, ku edhe ka lënë një mesazh në librin e ngushëllimeve.
Kineasti Anagnosti do të prehet sipas amanetit në vendlindjen e tij, në Vuno.
Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime ndërkombëtare në Itali.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...