Një 35-vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në fshatin Mushtisht të Suharekës, pasi i njëjti dyshohet se është goditur në kokë nga vinçi.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se lidhur me këtë incident janë informuar të gjitha njësitet kompetente, përfshirë edhe inspektorin e punës.
“Me datë 01.09.2025, rreth orës 14:30, stacioni policor në Suharekë është informuar nga Emergjenca–Suharekë se kanë pranuar një person me lëndime të rënda. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar ekipin mjekësor, i cili ka informuar se kanë pranuar personin P.O., rreth 35 vjeçar, nga fshati Mushtisht, pa shenja jete”.
“Lidhur me këtë incident janë informuar të gjitha njësitet kompetente, përfshirë edhe inspektorin e punës. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se viktima, gjatë punës në një kompani në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës, duke operuar me një ngarkues (vinç), në rrethana ende të paqarta, është goditur rëndë në kokë. Për shkak të lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë”.
“Njësitet e hetuesisë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kujdestar, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin si vepër penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet tutje në konfirmim./Arbresh.info
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...