Të dielën në qytetin Sopot të Bullgarisë, një grup protestuesish nacionalistë tentuan të pengonin hyrjen e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një fabrikë armësh, duke sulmuar një automjet për të cilin besonin se ndodhej ajo.
Protesta u organizua nga partia nacionaliste “Ringjallja”, e udhëhequr nga Kostadin Kostadinov, i njohur për retorikën e tij anti-NATO dhe kundërshtimin ndaj integrimit evropian të Bullgarisë. Ai u bashkua në protestë me partinë tjetër nacionaliste “Velichie”, duke bërë thirrje për “mbrojtjen e sovranitetit kombëtar”.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë protestuesit, përfshirë edhe Kostadinovin, duke bllokuar një automjet të zi, i cili u godit disa herë me pankarta, ndërsa policia përpiqej të hapte rrugën. Protestuesit mbanin flamuj bullgarë dhe rusë dhe brohorisnin “nazistë” ndaj autoriteteve.
Nuk është konfirmuar nëse Ursula von der Leyen ndodhej në automjetin e sulmuar. Kostadinov pretendoi më vonë se ajo kishte mbërritur në fabrikë përmes helikopterit.
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...