Mediet gjermane raportojnë se rebelët Huthi kanë bastisur zyrat e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) dhe UNICEF-it në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa.
Persona të armatosur të lidhur me grupin hynë me forcë në ambientet e këtyre agjencive të OKB-së më 31 gusht dhe rrëmbyen dhjetë punonjës – shtatë nga WFP dhe tre nga UNICEF.
Sipas burimeve lokale për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, të rrëmbyerit janë dërguar në një vend të panjohur dhe motivet e bastisjes mbeten të paqarta.
Deri më tani, nuk ka reagim zyrtar nga Huthi apo Kombet e Bashkuara.
Kjo ngjarje vjen në një periudhë tensioni të shtuar, pas vrasjes së kryeministrit të tyre në një sulm ajror izraelit.
Huthitët kanë kërcënuar me intensifikim të sulmeve ndaj Izraelit dhe shpesh kanë akuzuar stafin e OKB-së për spiunazh në shërbim të SHBA-së.
Ky zhvillim vjen pasi Huthët premtuan hakmarrje për vdekjen e kryeministrit të tyre në Jemen në një sulm izraelit në Sanaa./rtk
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...