Rreshti me automjete të qytetarëve në hyrje-dalje të pikave të kalimeve kufitare të vendit vazhdon të jetë i ngarkuar në orët e mbrëmjes.
Sipas gjendjes së orës 21:56, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Muçibabë – deri në njëzet minuta, me kolona të automjeteve dyqind metra, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona.
Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është pesëdhjetë metra e gjatë dhe pritjet janë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë po ashtu dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta dhe nuk ka kolona të automjeteve, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Merdarë, ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është pesëdhjetë metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve deri në gjysmë ore, teksa në hyrje nuk ka kolona të automjeteve dhe pritjet janë tre deri në pesë minuta.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën