Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Hekuran Murati ka komentuar deklaratën e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi për nënkryetarin serb, Nenad Rashiq.
“E njëjta gjë vlen edhe për LDK-në. Ata po thonë që votimi ndaras i kandidatëve na qenka shkelje, por janë pikërisht LDK-ja që e dha votën për nënkryetaren Emilija Rexhepi”, është shprehur ai.
Postim i plotë:
Memli Krasniqi sot në konferencë e tha që Nenadi është i mirë, por sikur të kishin votuar për të do ta kishin shkelur kushtetutën. Por PDK në fakt kanë votuar duke abstenuar për Nenadin.
Si paska mundësi që pjesëmarrja në votim duke abstenuar të mos jetë kundërkushtetuese, por votimi për mbështetje të tij qenka shkelje?
Memli Krasniqi gjithashtu tha që është dashur të votohen në pako nënkryetarët nga komunitetet jo-shumicë. Por edhe tek kjo pjesë shfaqet hipokrizia, sepse vetë PDK ka marrë pjesë në votim edhe kur kandiatët janë prezantuar ndaras.
E njëjta gjë vlen edhe për LDK-në. Ata po thonë që votimi ndaras i kandidatëve na qenka shkelje, por janë pikërisht LDK-ja që e dha votën për nënkryetaren Emilija Rexhepi.
Tek kur erdhi radha për të votuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb dhe e panë që s’i kanë votat për Sllavko Simiqin, LDK thanë që është bërë shkelje. A po i bie që edhe LDK-ja e paska shkelur Kushtetutën me votën e tyre?
Ata gjithashtu thanë se Lëvizja Vetëvendsoje po dëshiron ta zvarrisë formimin e institucioneve, sepse nuk i paskemi numrat.
Por qytetarët tash po e shohin se kush po bllokon e zvarritë.
Ne që jemi të gatshëm të ecim tutje me formimin e qeverisë Kurti 3, apo këta që insistojnë se shteti duhet të mbahet peng nëse nënkryetari i Kuvendit nuk i jepet Listës Serbe.
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj