Një 24-vjeçare ka humbur jetën në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha “në Prishtinë.
Ajo ishte plagosur nga arma e zjarrit dhe menjëherë ishte dërguar në QKUK, por s’ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.
“Mbrëmë rreth orës 19:30, është raportuar se në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha “në Prishtinë, një femër është plagosur me armë zjarri. Menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, nga ku rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e viktimës femër, L.S, 24 vjeçare”, tha policia.
Policia shtoi se njësitet e saj menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”.
“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili me urdhër të prokurorit është iniciuar Vetëvrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”, tha policia.
Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor
Gara e nxehtë për inkuadrim në Superligë – Rezultatet dhe ta...
Hoxha: Samiti i IV-të i Diasporës në “Times Square”, aty ku ...
Në krye me Muriqin, Mallorca arrin fitore të madhe në luftën...
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...