Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e serbes Ana Murganiq, e cila u arrestua në Kroaci për spiunazh te Lista Serbe.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani.
“Në momentin që ka dalur informacioni atje, për neve ka qenë mjaftë për interes, për arsyeje që është përmendur se në lokacionet e caktuara, në komuna të caktuara dhe vende në vitin 2022, ne i kemi marrë veprimet e nevojshme që ta verifikojmë se ku është adresa e saj, kemi gjetur lokacionin e shtëpisë kemi pranuar informacione se në atë shtëpi mund të ketë armë, kemi hyrë kemi bastisur këtë shtëpi, kemi gjetur një sprej, disa gëzhoja, fishekë. Dhe jemi larguar nga ai vend”, tha Elshani për Arbresh.info.
Elshani theksoi se janë në koordinim të ngushtë me autoritetet kroate për këtë rast.
Sipas tij, Policia e Kosovës rastet e tilla i trajton në të gjitha komunat veriore.
“Ajo që është shumë e rëndësishme që në momentin se ne pranojmë informacion i ngjashëm sikur ky rast, ne nuk kemi ndonjë pengesë, ndalesë që ne nuk mundemi me hetua, në krejt veriun e vendit”, tha ai.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...