Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, të premten.
Në njoftimin për media thuhet se në fshatin Lisockë të Kamenicës është ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin kishte 1 mijë kilogramë speca.
Postimi:
Në vazhdën e aktiviteteve policore me qëllim të parandalimit të rasteve kriminale por edhe të dukurive tjera negative, Policia e Kosovës gjegjësisht njësitë patrulluese nga DRPK-Lindje me datën 29.08.2025 kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.
Lidhur me rastin në fshatin Lisockë-Kamenicë, është ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur nëntëdhjetë e dy (92) pako me speca në sasi totale rreth 1000 kg (me vlerë sipas tregut rreth 2,500 – 3,000 €), për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar dokumentacion të vlefshëm.
Në lidhje me procedurat e mëtejme është njoftuar prokurori kujdestar me vendim të të cilit inicohet rasti, ndërsa mallrat dorëzohen në pikën doganore kompetente.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin e tyre.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...