Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Koordinatorin e ri të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Stephen O’Malley.
Në njoftimin e presidencës, thuhet se Osmani e ka uruar O’Malley për rolin e tij të ri, të cilit edhe i ka uruar sukses përgjatë mandatit.
Postimi:
Presidentja Osmani priti në takim Koordinatorin e ri të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, z. Stephen O’Malley
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim koordinatorin e ri të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, z. Stephen O’Malley.
Me këtë rast, Presidentja Osmani e uroi z. O’Malley për rolin e tij të ri, duke i uruar sukses përgjatë mandatit të tij.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për punën e Agjencive të Kombeve të Bashkuara të pranishme në Republikën e Kosovës, të cilat, në bashkëpunim me institucionet vendore, kanë kontribuar në arritjen e objektivave të përbashkëta. Këto objektiva përfshijnë projekte për fuqizimin e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë personat me nevoja të veçanta, barazia gjinore, Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, si dhe fusha të tjera me rëndësi.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...