Në përurim po ashtu morën pjesë stafi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, stacionit policor në Partesh si dhe kryetari i Komunës së Parteshit.
Dhoma mike e përuruar sot është investuar nga misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR-i amerikan.
Me këtë rast, nënkolonel Azemi falënderoi KFOR-in për mbështetjen dhe donacionin për mobilimin e dhomës mike, e cila do të ofrojë kushte optimale për intervistimin e viktimave të dhunës në familje në veçanti.
Edhe nënkolonel Acosta vlerësoi lart bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të gjejë forma bashkëpunimi dhe mbështetje për Policinë e Kosovës.
Njëzëri u vlerësua se ky investim është mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje.
Po ashtu ky investim ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të rehatshëm dhe më të denjë për rikuperimin e viktimave, duke mundësuar kushte më të mira për strehim dhe përkujdesje të menjëhershme.
Investimet përfshijnë renovimin e hapësirës, pajisjen me mobilie të reja, shtimin e pajisjeve të nevojshme teknologjike, si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për personat në nevojë.
Institucionet e përfshira ri-konfirmojnë përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër dhunës në familje, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për viktimat dhe duke fuqizuar mekanizmat mbrojtës.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...