Katër muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy Vanhorn, ka zhvilluar një vizitë në Kryeministri këtë të premte.
Diplomatja amerikane u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku qëndroi për rreth 20 minuta në një takim me dyer të mbyllura. Vizita e saj vjen menjëherë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga Komisioni Rregullator.
Ky takim zhvillohet në një moment kyç për zhvillimet politike në vend, teksa pritet që kryeministri Rama të shpallë kabinetin e ri qeveritar. Sipas burimeve brenda Partisë Socialiste, më 11 shtator pritet të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së, ku do të zyrtarizohen emrat e ministrave të rinj.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...