Komisioni Rregullator miratoi në tërësi me 3 vota pro dhe dy kundër rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
PS me 83 mandate, PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 50 mandate, PSD me 3 mandate, Mundësia me 2 mandate, Lëvizja Bashkë me 1 mandat dhe Shqipëria Bëhet me 1 mandat.
“As KQZ nëpërmjet Komisionit Rregullator nuk arriti të gjejë konsensus, ku anëtarë e opozitës e kundërshtuan rezultatin dhe e cilësuan listën e deputetëve që do shkojnë në kuvend me dy standarde. Dy anëtarët e komisionit rregullator nuk gjetën kohë për të miratuar rezultatin pro votën e tyre e bënë përmes regjisë dhe jo fizikisht. Opozita ka kohë edhe 5 ditë për ta ankimuar në kolegj dhe pas kësaj i hapet rruga presidentit të republikës”, raporton A2 CNN.
Pas miratimit të rezultatit zgjedhor, do të jetë presidenti Bajram Begaj, i cili do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër. Pritet mbledhja e parë të Kuvendit të ri, e cila do të shënojë edhe fillimin zyrtar të legjislaturës së re për katër vitet e ardhshme.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...