Çitaku: Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme

08:50 | 28 Gusht 2025
R J

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  e pyetur nëse Bedri Hamza do të ishte bartës i listës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryeminstër nga PDK, ajo tha se nuk ka pasur një diskutim deri më tani.

Ajo beson se Bedri Hamza është antipodi më i madh i Albin Kurtit.

“Nuk është një diskutim që e kemi pasur, po sigurisht që vota ime do të shkonte për Hamzën. Unë besoj që ai është antipodi më i madh i Kurtit, me qetësinë, profesionalizmin, maturinë, parashikueshmërinë që e ka”, deklaroi Çitaku.

Çitaku: Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme

Teksa shtoi se qytetari i Kosovës e ka kuptuar qartë që cila është adresa e përgjegjësisë.

“Unë në këtë pikë ku jemi, zgjedhjet e reja parlamentare i shoh të pashmangshme, është vetëm çështja se kur do të mbahen ato, a do të mbahen në fund të vitit apo në fillim të vitit tjetër apo më herët nuk e di. Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme, qytetari i Kosovës e ka kuptuar shumë qartë besoj që cila është adresa e përgjegjësisë”, tha ajo. /21Media