Juristja e medieve, Flutura Kusari, e ka komentuar letrën e menaxhmentit të RTK-së me të cilën i ka hedhur poshtë pretendimet e gazetarëve të cilët thanë se janë larguar nga moderimi i disa emisioneve, vendim të cilin gazetarët e vlerësuan si censurë alarmante në RTK.
Kusari tha se kjo letër e menaxhmentit të RTK-së e konfirmon atë që vet Kusari dhe të tjerët e kanë dokumentar me dhjetëra herë – ndikimin e frikshëm politik të VV-së në RTK.
“VV-ja nuk do të tërhiqet nga përpjekja për kontroll absolute të RTK-së ashtu siç ne aktivistët dhe mediat asnjëherë nuk do të ngurrohmë të ngrisim zërin në mbrojtje të RTK-së. Edhe kur për këtë paguajmë çmim të lartë”, shkroi Kusari.
Në lidhje me zhvillimet e fundit në RTK ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku e dënuan atë që e cilësuan si “përjashtim arbitrar nga ekrani” të gjashtë gazetarëve të mediumit publik.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri