Albian Hajdari ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar nga Lugano te Hoffenheim në Bundesligë, një nga pesë ligat më të forta në Evropë.
Mbrojtësi 22-vjeçar ishte një nga elementët më të spikatur të Luganos dhe konsiderohet një shpresë e përfaqësueses zvicerane.
Ky transferim erdhi pas lëndimit serioz të Koki Machidas, duke krijuar nevojën për një qendërmbrojtës të ri.
Hajdari është zhvilluar te Baseli dhe Juventusi, ndërsa te Lugano ka luajtur që nga viti 2022, duke u bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës.
“Mezi pres ta filloj sfidën te Hoffenheimi dhe në Bundesligën gjermane, një nga top-ligat evropiane. Bisedimet me drejtuesit e klubit ishin shumë të mira. Synimi im është të jap gjithçka në fushë dhe të kontribuoj për realizimin e objektivave të skuadrës”, deklaroi Hajdari.
Në total, Hajdari ka regjistruar 110 paraqitje për Luganon dhe nëntë për Baselin. Në Superligën zvicerane ka luajtur 91 ndeshje, ndërsa 11 të tjera në Ligën e Konferencës dhe Kupën zvicerane. /Telegrafi/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...